Aktualitet

"Se për kë ka ardhur nuk e di!" Vrasja e dyfishtë në Velipojë, xhaxhai i autorëve të dyshuar: Nuk e di në do të dorëzohen ose jo, nuk kemi asnjë komunikim me ta

Ai ka shtuar se një nga viktimat ka nxjerrë armën dhe sipas tij, policia e ka çuar në burg dhe e ka liruar për dy ditë.

20 Gusht 2024, 10:49 Nga M.B
"Se për kë ka ardhur nuk e di!" Vrasja e dyfishtë
Zef Frroku

VELIPOJA- Lidhur me ngjarjen e rëndë ku u vranë dy presona në Velipojë, ka folur sot Zef Frroku, xhaxhai i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes. Xhaxhai i autorëve të dyshuar ka thënë se viktimat kanë shkuar para dy javësh dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait. Ai ka shtuar se një nga viktimat ka nxjerrë armën dhe sipas tij, policia e ka çuar në burg dhe e ka liruar për dy ditë. Frroku ka thënë se mbrëmë viktima ka ardhur sërisht, por ai thotë se nuk e di se për kë ka ardhur.

“Para dy javësh, nga data 28, kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait. Ka nxjerrë armën ai zotëria, e ka marrë shteti e ka çuar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë ka ardhur sërisht, se për kë ka ardhur nuk e di.

Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes sime dhe askujt tjetër. Nuk e di në do të dorëzohen ose jo, nuk kemi asnjë komunikim me ta, por në këtë shtet nuk ka askush besim për tu dorëzuar me këta prokurorë dhe gjykatës që po e vjedhin këtë vend”, thotë Zef Frroku.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë?

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Dyshohet po ashtu se Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e djeshme. Kështu, mbrëmjen e shkuar Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.

vrasja ne velipoje

Sondazh

Poll