Aktualitet

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri e të rinjve në Velipojë, arrestohen dy persona

Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagrad, që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

20 Gusht 2024, 10:19 Nga I.A

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri e të rinjve në Velipojë,

SHKODËR- Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë. Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagrad, që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Ndërkohë që nga përplasja fizike mes tyre, Zagardi ka mbetur i plagosur në këmbë. Në kërkim nga policia janë shpallur dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku, që dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes së dyfishtë. 

Si ndodhi vrasja e dyfishtë?

Ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç e ka zanafillën në muajin qershor. Fillimisht ka pasur një konflikt mes Ersild Ishmit dhe një prej punonjësve të hotelit të dy vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frroku, në Veliponjë. Dy kunetërit Ishmi dhe Hoxha kanë shkuar në hotelin e dy vëllezërve dhe kanë kërcënuar me armë kuzhiniern e këtij hoteli. Ndërkohë që ngjarja ka agravuar në momentin që dy vëllezërit kanë nxjerr armët dhe kanë lënë të vdekur dy të rinjtë. 

ersild ishmi arsid hoxha zyber zagrad mario pali

Sondazh

Poll