Aktualitet

Aksidentoi të miturin në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 18-vjeçari largohet nga vendi i ngjarjes, arrestohet më pas

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

20 Gusht 2024, 09:25 Nga M.B
Aksidentoi të miturin në rrugën dytësore
Foto ilustruese

TIRANA- Një 18-vjeçar ka aksidentuar me një ciklomotor pa leje drejtimi një të mitur 9-vjeç në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se pas aksidentit i riu me inicialet A. Sh., është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Ndërkohë, fëmija ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

aksident

Sondazh

Poll