Aktualitet

EMRI/ Dyshohet të jetë vrarë më armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte, gjendet i vdekur 68-vjeçari në Mirditë

Policia njofton se deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa banorë të fshatit.

20 Gusht 2024, 08:41 Nga M.B
EMRI/ Dyshohet të jetë vrarë më armë zjarri nga
Foto ilustruese

MIRDITË- 68-vjeçari Frederik Radi është gjetur i pajetë nga vajza e tij në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Bëhet me dije se prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Gjithashtu mësohet se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa banorë të fshatit.

Njoftimi: 

Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.

midite

Sondazh

Poll