Aktualitet

Kundërshtoi dhe goditi një punonjës policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë në SUT, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë

Gjithashtu policia ka njoftuar se është vënë në pranga një 19-vjeçar me inicialet A. M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

20 Gusht 2024, 08:21 Nga M.B
Kundërshtoi dhe goditi një punonjës policie dhe një
Foto ilustruese

TIRANA- Një 39-vjeçare me inicialet H. D., është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Gjithashtu policia ka njoftuar se është vënë në pranga një 19-vjeçar me inicialet A. M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Po ashtu mësohet se një 24-vjeçar me inicialet A. M., banues në Tiranë, është ndaluar  për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Dhuna në familje".

Njoftimi:

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Dhuna në familje", parashikuar nga nenet 102 dhe 130/a të Kodit Penal.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- F. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar një ciklomotor në gjendje të dehur;

- A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një ciklomotorin pa leje drejtimi, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka aksidentuar një të mitur 9 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll