Aktualitet

Mbyti me litar gruan dhe më pas veten, policia gjen letrën e amerikanit: Më fal, nuk ja dola dot!

Mësohet se Wertz ishte petagog në një shkollë private, “Albania College” ndërsa ngaqë nuk ishte paraqitur në punë drejtori i shkollës ka njoftuar policinë. Pas njoftimit nga drejtori më pas u zbulua ngjarja e rëndë. Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts.

19 Gusht 2024, 22:27 Nga N.F
Mbyti me litar gruan dhe më pas veten, policia gjen letrën e
Foto ilustruese

TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tresh në Tiranë. Një 55-vjeçar amerikan i identifikuar si Matthew Wertz ka vrarë me litrar gruan dhe dy qentë e tyre. Pas aktit të rëndë amerikani i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Mësohet se Wertz ishte petagog në një shkollë private, “Albania College” ndërsa ngaqë nuk ishte paraqitur në punë drejtori i shkollës ka njoftuar policinë. Pas njoftimit nga drejtori më pas u zbulua ngjarja e rëndë. Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts.

Në letrën e tij, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.” Policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.

vrasja ne tirane matthew wertz

Sondazh

Poll