Aktualitet

Zbardhen detaje nga vrasja në Velipojë/ Policia: Dy vëllezërit hapën zjarr pas sherrit, shpallen në kërkim (EMRAT)

Mësohet se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, Eduard dhe Gëzim Frroku të cilët kanë hapur zjarr pas një konflikti për motive të dobëta.

19 Gusht 2024, 22:09 Nga E. D
Zbardhen detaje nga vrasja në Velipojë/ Policia: Dy
foto ilustruese

VELIPOJË- Policia e Shkodrës ka reguar pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e sotme  në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mbetën të vdekur Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Mësohet se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, Eduard dhe Gëzim Frroku të cilët kanë hapur zjarr pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga një incident i rëndë me armë zjarri. Shtetasit Ersid Hoxha dhe Ardis Ishmi, të cilët u plagosën më herët gjatë mbrëmjes, nuk arritën të mbijetojnë dhe ndërruan jetë në Spitalin Rajonal të Shkodër.

Nga informacionet e fundit të policisë, dyshohet se incidenti është shkaktuar për motive të dobëta dhe se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit E. F. dhe G. F. Të dy vëllezërit janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e shtetasve Hoxha dhe Ishmi. Pas ngjarjes, ata janë arratisur, dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.

vrasja ne velipoje

Sondazh

Poll