Aktualitet

Tubimi për vrasjen e Egli Progës, Lapaj: Shqipëria është kthyer në vend të pasigurt! Është koha e drejtësisë, nuk mund të falen të rriturit që kanë frikë nga drita

Ai shtoi se raste të tilla e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku të gjithë duan të largohen. Lapaj theksoi se kjo duhet të ndryshojë me bashkim e reagim.

19 Gusht 2024, 21:00 Nga N.F
Tubimi për vrasjen e Egli Progës, Lapaj: Shqipëria
Lapaj

TIRANË- Koordinatori i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka mbajtur fjalën e tij në tubimin para Kryeministrisë për vrasjen e Egli Progës. Lapaja u shpreh se kjo ngjarje e rëndë nesër mund t’i ndodhë secilit.

Ai shtoi se raste të tilla e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku të gjithë duan të largohen. Lapaj theksoi se kjo duhet të ndryshojë me bashkim e reagim.

“Nesër mund t’i ndodhë secilit prej nesh. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku secili do të ikë. Kjo duhet të ndryshojë me bashkim e reagim. Nga reagimi juaj, version i parë ku Eglin e pretenduan si një pijanec që vdiq rastësisht ra poshtë. Prokurorja u tërhoq. Është koha e drejtësisë dhe nuk duhet ta lëmë. Mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira por nuk mund të falen të rriturit që kanë frikë nga drita”, u shpreh Lapaj.

tubimi ne tirane vrasja e egli proges adriatik lapaj

Sondazh

Poll