Aktualitet

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për tu përballur me akuzat në vendlindje.

19 Gusht 2024, 20:04 Nga E. D
Arrestohet në Dubai Elson Reçi, pritet ekstradimi në
Elson Reçi

DUBAI- Elson Reçi është arrestuar në Dubai, ndërkohë që tani pritet të ekstradohet në Shqipëri. Arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për tu përballur me akuzat në vendlindje.

Elson Reçi kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi. Sakaq autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.

Njoftimi i plotë;

Policia e Shtetit/ Bashkëpunimi i shkëlqyer me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, çoi në arrestimin me qëllim ekstradimi të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe ka mundësuar arrestimin e një shtetasi tjetër të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Falë punës profesionale të Interpol Tirana dhe bashkëpunimit me Interpol Abu Dhabi u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. R. me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

E. R. ishte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale "vrasje për gjakmarrje” e mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, vepra këto të kryera në formë të veçantë të bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal".

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se E. R. ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Preng Gjinit. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për vënien para drejtësisë të të gjithë personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

elson reçi

Sondazh

Poll