Politike

Meta takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Diskutuam për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8

Gjithashtu Meta u shpreh i lumtur që pati mundësinë të urojë personalisht për fitoren e ekipit të Mickoskit dhe lavdëroi karakterin dhe vizionin e tyre.

18 Gusht 2024, 19:43 Nga E. D
Meta takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Diskutuam për
Meta ne Oher

OHËR- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij. Gjithashtu Meta u shpreh i lumtur që pati mundësinë të urojë personalisht për fitoren e ekipit të Mickoskit dhe lavdëroi karakterin dhe vizionin e tyre. Më tej Meta shprehu besimin se VMRO, nën udhëheqjen e Mickoskit, do të ofrojë një shembull të shkëlqyer se si një parti mund të shërbejë dhe të fuqizojë qytetarët e saj.

Postimi i Plotë:

Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër! I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski. Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan! Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik. VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin. 

ilir meta hristijan mickoski

Sondazh

Poll