Aktualitet

Plagosja në Tiranë, reagon policia: Efektivi ka qëlluar me armë ndaj 45-vjeçarit për motive të dobëta! Po punojmë për kapjen e autorit

Më tej mësohet se ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se për motive të dobëta, një punonjës policie ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin.

19 Gusht 2024, 15:33 Nga N.F
Plagosja në Tiranë, reagon policia: Efektivi ka qëlluar me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Policia ka reaguar për plagosjen që ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Sipas policisë i plagosuri është Lorenc Kosta, ndërkohë që autori është një punonjës policie me inicialet E.G. 

Më tej mësohet se ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. I plagosuri ndodhet ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosja ne tirane policia lorenc kosta

Sondazh

Poll