Aktualitet

Bleu karburant me 100 euro false, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

19 Gusht 2024, 10:32 Nga M.B
Bleu karburant me 100 euro false, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 35-vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi me një kartmonedhë 100 euroshe false, kishte furnizuar automjetin në një pikë karburanti. Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një person kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

karburant

Sondazh

Poll