Aktualitet

FOTO/ Aksident i rëndë në Korfuz, automjeti përplaset me shtyllën elektrike, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare

Mësohet se mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares ndërsa shërbimi zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

19 Gusht 2024, 09:47 Nga M.B
FOTO/ Aksident i rëndë në Korfuz, automjeti përplaset me
Foto nga vendi i ngjarjes

KORFUZ- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Kjo ka sjellë si pasojë dhe humbjen e jetës së drejtueses.

Mësohet se mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë ku ekipet e shpëtimit thjesht kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares ndërsa shërbimi zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

korfuz

Sondazh

Poll