Aktualitet

VIDEO/ “Do t’ju sh...”, nuk ndalet Xhovana Nikolli publikon momentet teksa komunikojnë me Nuredin Dumanin: Ja si na kërcënoi nga burgu

Në një postim të bërë së fundi në profilin e saj në TikTok, Xhovana pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Dumani, njësoj si dhe motra e saj, Alda Nikolli, së cilës Dumani në një prej sms-ve i përmend se i di dhe vendndodhjen e shkollës së vajzës. Në një postim të bërë së fundi në profilin e saj në TikTok, Xhovana pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Dumani, njësoj si dhe motra e saj, Alda Nikolli, së cilës Dumani në një prej sms-ve i përmend se i di dhe vendndodhjen e shkollës së vajzës.

19 Gusht 2024, 09:54 Nga M.B
VIDEO/ “Do t’ju sh...”, nuk ndalet Xhovana Nikolli publikon
Nuredin Dumani dhe Xhovana Nikolli

TIRANA- Xhovana Nikolli vijon me akuzat ndaj Nuredin Dumanit të cilin e bëjnë përgjegjës dhe për shpërthimin me tritol që ndodhi në banesën e marrë me qera nga ajo dhe motra e saj në Elbasan. Në një postim të bërë së fundi në profilin e saj në TikTok, Xhovana pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Dumani, njësoj si dhe motra e saj, Alda Nikolli, së cilës Dumani në një prej sms-ve i përmend se i di dhe vendndodhjen e shkollës së vajzës.

Në postim, Nikolli ka bashkëngjitur një zë, ku dëgjohen kërcënimet, të cilat pretendon se i janë bërë nga Dumani. Po ashtu Xhovana thotë se këto prova i kanë dorëzuar në SPAK pas shpërthimit me tritol, por sipas saj prokurorët kanë tentuar që t’i zhdukin, duke marrë në mbrojtje Dumanin. Në videon e publikuar Dumani dëgjohet duke kërcënuar dy motrat, të cilave iu kërkon që të mos flasin më për të.

 

“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, thotë Dumani teksa Alda Nikolli, ia kthen: "Çfarë do bësh ti, çfarë?"

Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë.

xhovana nikolli

Sondazh

Poll