Bota

"Do ta pres kokën"/ Një afgan kërcënon kancelarin austriak me vdekje: Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!

28 vjeçari i cili kishte migruar si azilant në Austri në vitin 2015, i kishte shkruar një mesazh kërcënues në gjuhën angleze kancelarit austriak. 

18 Gusht 2024, 22:36 Nga E. D
"Do ta pres kokën"/ Një afgan kërcënon kancelarin
Karl Nehammer

AUSTRI- Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vjeçari i cili kishte migruar si azilant në Austri në vitin 2015, i kishte shkruar një mesazh kërcënues në gjuhën angleze kancelarit austriak. 

"Do ta pres kokën. Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!”, shkruan ai. 

Kabineti i kancelarit Nehammer raportoi mesazhin kërcënues në Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. I dyshuari më pas u gjet dhe u arrestua në Telfs në Tirol. Sipas hetimeve, migranti deklaroi se ishte i krishterë, megjithëse kishte një botëkuptim radikal islamist.

I dyshuari fillimisht u arrestua për krime të dhunshme. Më pas, ai është hetuar nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në bashkëpunim të ngushtë me njësitë policore rajonale dhe është dërguar në paraburgim për shkak të kërcënimit të tij ndaj kancelarit. Deklarata i tij se, djalli e kishte shkruar mesazhin, nuk ishte bindës për hetuesinë.

karl nehammer

Sondazh

Poll