Bota

FOTO/ Turqia vijon betejën me zjarret në Izmir, 53 mjetesh ajrore po punojnë për shuarjen e flakëve

Zyrtarët thanë se janë pesë zjarre kryesore në pyjet Izmir, Aydın, Manisa, Bolu e Karabuk me të cilat efektivët zjarrfikës po punojnë me mjete ajrore e tokësore.

17 Gusht 2024, 20:45 Nga E. D
FOTO/ Turqia vijon betejën me zjarret në Izmir, 53 mjetesh ajrore po
pamje nga zjarret

TURQI- Ministria turke e bujqësisë publikonte sot pamje të përpjekjeve kundër flakëve shkatërrimtare që vijojnë të digjen në qytetin Izmir në brigjet e Egjeut të shfaqura prej dy ditësh. Zyrtarët thanë se janë pesë zjarre kryesore në pyjet Izmir, Aydın, Manisa, Bolu e Karabuk me të cilat efektivët zjarrfikës po punojnë me mjete ajrore e tokësore.

“Një total prej 53 mjetesh ajrore, 42 helikopterë e 11 avionë, si dhe 360 mjete tokësore e pajisje ndërtuese, po punojnë për shuarjen e flakëve”, shtonte ministria në deklaratë.

Zjarret e shfaqura te enjten vonë në Izmir, kanë detyruar disa njerez të largohen nga shtëpitë e tyre në Karsiyaka. Guvernatori Suleyman Elban tha dje se zjarret vazhdon megjithë përpjekjet e kufizimit me avionë e helikopterë. Ai shtoi se një fshat është evakuar. Më shumë se 1,000 efektivë zjarrfikës janë duke punuar kundër flakëve.

Zjarre janë shfaqur dhe në provincat veriperëndimore të Canakkale, Manisa e Bolu, shkruan rrjeti Deutche Welle. Ndërsa në Gallipoli zjarret kanë prekur varrezat e Luftës së I Botërore të betejës së trupave otomane me forcat Aleate në 1915, i cili sot raportohej se ishte vënë nën kontroll.

zjarret ne turqi

Sondazh

Poll