Bota

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën tre të rinj

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në ishullin e Kretës, kur tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. 

17 Gusht 2024, 19:20 Nga E. D
Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën tre të rinj
pamje nga aksidenti

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën tre të rinj. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në ishullin e Kretës, kur tre djem të moshave 15, 19 dhe 20 vjeç humbën jetën, ndërsa një 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. 

Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur me një furgon në të cilin udhëtonin gjithsej 19 persona. Mediat greke bëjn të ditur se dy nga djemtë kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i treti ka është shuar në urgjencën e spitalit të Chanias, ku u transferua menjëherë. Sipas informacioneve nga burime policore që i referohen dëshmitarëve, makina dyshohet se ka tentuar të parakalojë, por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në korsinë e kundërt.

aksident ne greqi

Sondazh

Poll