Bota

Vrasja në Ferizaj / Polici ekzekutoi burrin e tezes, 89-vjeçari dyshohet se abuzoi me motrat e tij të mitura gjatë luftës

Bëhet e ditur se 89-vjeçari Sadri Sadriu akuzohet se ka dhunuar seksualisht me vajzat e familjes Ramadani kur ishin të mitura.

17 Gusht 2024, 18:16 Nga E.d
Vrasja në Ferizaj / Polici ekzekutoi burrin e tezes, 89-vjeçari
foo ilustruese

FERIZAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Ferizaj, ku mbeti i vrarë 89-vjeçari Sadri Sadriu. Gjithashtu polici Festim Ramadani i cili është i akuzuar si autor i vrasjes, dyshohet se ka qëlluar mbi bashkëshortin e tezes së tij për të marrë hak për dy motrat. Bëhet e ditur se 89-vjeçari Sadri Sadriu akuzohet se ka dhunuar seksualisht me vajzat e familjes Ramadani kur ishin të mitura.

Viktima gjatë kohës së luftës në Kosovë u kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre. Megjithatë, deri më tani këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Mediat e Kosovës raportojnë se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

vrasja ne ferizaj

Sondazh

Poll