Bota

“Shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë”/ Vulin për hapjen e urës në Ibër: Mund të ndodhin incidente

Gjithashtu Vulin tha se serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar.

17 Gusht 2024, 20:22 Nga E. D
“Shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë
Aleksandar Vuli

MITROVICË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se është shumë e rrezikshme të hapet një urë mbi Ibër të Mitrovicës, sepse, siç tha ai, në Kosovë shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë së bashku dhe kur detyrohen të jetojnë bashkë, atëherë ndodhin incidente. 

Gjithashtu Vulin tha se serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar. Duke folur për vizitën e tij të fundit në Moskë, ai tha se Serbia ka mbështetjen absolute politike të Moskës dhe se me zyrtarët rusë ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik.

aleksandar vuli

Sondazh

Poll