Politike

Vrasja e Egli Progës/ Berisha: Sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë

Ai shtoi se shqiptarët janë njerëzit më të ndëshkuar, më të pambrojtur.

15 Gusht 2024, 20:27 Nga M.B
Vrasja e Egli Progës/ Berisha: Sot qytetarët shqiptarë janë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sonte sërish në lidhje me vrasjen e Egli Progës ndodhur në Pogradec. Berisha tha se sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë. Ai shtoi se shqiptarët janë njerëzit më të ndëshkuar, më të pambrojtur.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë.
Një mirënjohje dhe përshëndetje të gjithë protestuesve që sot rrethuan përsëri bashkinë e Tiranës në një akt proteste ndaj njeriut më faqezi në historinë e kryeqytetit, hajdutit më të papërmbajtur, individit më pa karakter, vjedhësit të shpërfytyruar, Erion Veliaj.

Të dashur miq, sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë. Janë njerëzit më të ndëshkuar, më të pambrojtur. Katër ditë më parë i morën jetën se nuk pagoi gjobën Egli Progës. Kreu i narkoshtetit të nesërmen njoftonte shqiptarët se italiani që gjeta këtu turist shëtit i lirë me orë 30 mijë euro. Kjo ishte përgjigjja e tij për të mbuluar gjobën që vrasësi Denis Meçe i vuri babait të dy fëmijëve, Egli Progës.

sali berisha

Sondazh

Poll