Politike

Protesta para bashkisë, Balliu: Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli! Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve

Balliu tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur. Ai shtoi se Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Sipasa tij kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive.

15 Gusht 2024, 11:53 Nga N.F
Protesta para bashkisë, Balliu: Drejtësinë mund ta sjellë
Balliu

TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu tha se kryeqyteti shqiptar sot është tepër i ndotur. Ai shtoi se Tirana është qyteti i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve. Sipasa tij kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i aferave korruptive.

"Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Janë paguar miliona euro dhe plehrat janë sërish në rrugët e Tiranës. Këta janë gati të arrestojnë të gjithë Shqipërinë, vetëm Rama e Veliaj mos të preken. Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë.


Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti," tha Balliu.

protesta para bashkise se tiranes balliu

Sondazh

Poll