Politike

Nis protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet

Ndërkohë i pranishëm në protestë është edhe eksperti i çështjeve ekonomike dhe këshilltari bashkiak i Tiranës Dorjan Teliti. Teliti gjatë fjalës e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se të gjithë do qëndrojmë deri në fund. Ai theksoi se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen.

15 Gusht 2024, 11:37 Nga N.F
Nis protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Janë paguar
Teliti

TIRANË- Ka nisur protesta e 21-të para Bashkisë së Tiranës. Qytetarët janë mbledhur para godinës së bashkisë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliajt. Në protestë ka prani të vogël të numrit të efektivëve, krahasuar me herë te kaluara.

Ndërkohë i pranishëm në protestë është edhe eksperti i çështjeve ekonomike dhe këshilltari bashkiak i Tiranës Dorjan Teliti. Teliti gjatë fjalës e tij në protestën përpara Bashkisë së Tiranës tha se të gjithë do qëndrojmë deri në fund. Ai theksoi se Veliaj e bashkëpunëtorët e tij duhet të largohen.

“Me do largojmë Erionin, pseudo-mundësin, që financon industrinë e betonit, të krimit dhe korrupsionit, duke zhytur në varfëri 1 milion banorë të Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryeqytet të papastër.


Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet. Të gjithë të qëndrojmë deri në largimin e Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Do të qëndrojmë deri në fitore”, tha Teliti.

protesta para bashkise se tiranes dorjan teliti

Sondazh

Poll