Aktualitet

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, humb jetën pushuesi 78-vjeçar në Sarandë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

15 Gusht 2024, 20:21 Nga M.B
Dyshohet se pësoi arrest kardiak, humb jetën pushuesi 78-vjeçar
Foto ilustruese

SARANDA- Një pushues 78-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Sarandës pasditen e sotme. Dyshimet e para janë se pushuesi, banues në Memaliaj, ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

saranda

Sondazh

Poll