Aktualitet

"Me precedent penal", vrasja e Egli Progës, ja e kaluara e errët e Denis Meçes

Meçe është njohur dhe në Pogradec si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh hërë sjellje agresive në qytet. 

15 Gusht 2024, 15:42 Nga M.B

 

"Me precedent penal", vrasja e Egli Progës, ja e kaluara e
Personat e përfshirë

KORÇA- Autor i vrasjes së Egli Progës në qytetin e Pogradecit, Denis Meçe nuk ka qënë i panjohur për policinë. Mësohet se Meçe ka pasur precedente të mëhërshme penale, kryesisht në veprat penale që cënojnë rendin dhe sigurinë publike, ndër to dhe plagosje të shtetasve të tjerë apo edhe kundërshtim të forcave të policisë.

Meçe është njohur dhe në Pogradec si person tepër problematik, i cili merrej me veprimtari të dyshimta dhe kishte shpesh hërë sjellje agresive në qytet. Gjatë viteve 2014, 2016 dhe 2020 Meçe rezulton i proçeduar disa herë nga policia, por sipas të dhënave ai asnjëhërë nuk është dënuar nga gjykata, ndërsa 29-vjeçari ka arritur të shpëtojë nga procedimet penale. 

korca

Sondazh

Poll