Aktualitet

Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella, procedohet 83-vjeçari

Si pasojë e zjarrit u rrezikuan dy banesa, ndërsa janë djegur sipërfaqe toke të mbjella.

15 Gusht 2024, 15:49 Nga E. D
Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit
pamje nga zjarri

DURRËS- Një 83-vjeçar është proceduar pasi dyshohet si autor i një zjarrvënieje në fshatin Shetel në Durrës. Si pasojë e zjarrit u rrezikuan dy banesa, ndërsa janë djegur sipërfaqe toke të mbjella. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Shijak referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin H. S., 83 vjeç, banues në fshatin Shetel.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u rrezikuan 2 banesa në këtë zonë dhe u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

zjarr ne durres

Sondazh

Poll