Aktualitet

Dyshohet se u sulmua brutalisht në lokal nga motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga: Pas sulmit që përjetova...

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal te Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas.

15 Gusht 2024, 16:54 Nga M.B
Dyshohet se u sulmua brutalisht në lokal nga motrat Berisha, reagon
Motrat Berisha dhe Klea Prenga

TIRANA- Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku falenderon personat që i kanë uruar shërim të shpejtë madje vlerëson komentet. 

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal te Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim në Instagram Prenga akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berisha se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë. Nga dhuna Klea Prenga pësoi dëmtime të rënda në fytyrë.

Shkak i dhunës që motrat Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

klea prenga

Sondazh

Poll