Aktualitet

Tentoi t'i vidhte çantën një personi, arrestohet 26-vjeçarja në Durrës

Mësohet se ajo ka tentuar ti vjedhë një personi çantën. 

15 Gusht 2024, 14:44 Nga N.F
Tentoi t'i vidhte çantën një personi, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Policia në Durrës ka vënë në pranga një 26-vjeçare nga Tirana për vjedhje. Mësohet se ajo ka tentuar ti vjedhë një personi çantën. 

Policia bën me dije se ka prangosur shtetasen M.M, pasi dyshohet se në lagjen 13 i ka vjedhur çantën me sende personale shtetasit F.S.

“Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasen M. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në lagjen nr.13, i ka vjedhur çantën me sende personale, shtetasit F. S.”, njofton policia.

durres vjedhje arrestim

Sondazh

Poll