Aktualitet

Tentoi të vriste një 39-vjeçar në prill, arrestohet pas disa muaj në kërkim Vitor Kola

Kola ishte shpallur në kërkim në prill pasi ai tentoi të vrsite një 35-vjeçar duke qëlluar me armë në drejt të mjetit ku ndodhej shënjestra.

15 Gusht 2024, 12:28 Nga N.F
Tentoi të vriste një 39-vjeçar në prill, arrestohet pas
Arrestimi

SHKODËR- 35-vjeçari Vitor Kola është vënë në pranga pas disa muaj pas tentativës së tij për të vrarë një person. Kola ishte shpallur në kërkim në prill pasi ai tentoi të vrsite një 35-vjeçar duke qëlluar me armë në drejt të mjetit ku ndodhej shënjestra.

I arrestuari ishte  shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i i plotë:


Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Tentoi të vriste një shtetas, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari Vitor Kola, i shpallur në kërkim. Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore që kryhen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, ndaloi shtetasin V. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karmë, Vau i Dejës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 25.04.2024, në Vaun e Dejës, shtetasi V. K. dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin Gj. N., 39 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Nga të shtënat pat vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim tentim vrasjeje shkoder

Sondazh

Poll