Aktualitet

Zjarri në Bulqizë shkakton dëme kolosale, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Flakët në malin e Tërnovës u zhvendosën në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave.

15 Gusht 2024, 11:20 Nga E. D
Zjarri në Bulqizë shkakton dëme kolosale, banorët
pamje nga zjarri

BULQIZË- Zjarri i rënë në fillim të muajit gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme të mëdha. Gjithashtu flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh. Flakët në malin e Tërnovës u zhvendosën në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave.

Ndërkohë banorët kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat. Gjithashtu në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor.

Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga ajri pasi e shohin të pamundur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili deri tani ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, florën dhe faunën e zonës.

zjarri ne bulqize

Sondazh

Poll