Aktualitet

I shpallur në kërkim për “goditje për shkak të detyrës”, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Mësohet se në pranga ka rënë 19-vjeçari Denis Tërnova, pasi gjykata ka vendosur për të masën “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

15 Gusht 2024, 11:13 Nga E. D
I shpallur në kërkim për “goditje për shkak të
fotot ilustruese

DIBËR- Një 19-vjeçar është arrestuar në Dibër.  Mësohet se në pranga ka rënë 19-vjeçari Denis Tërnova, pasi gjykata ka vendosur për të masën “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin D.T., 19 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”,  pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policia e dibres

Sondazh

Poll