Aktualitet

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në “arrest me burg” Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj

Ditën e stome janë dhënë masate sigurisë vetëm për dosjen e atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Jaho i njohur si Rrumi i Shijakut.

15 Gusht 2024, 11:52 Nga DOSJA

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në “arrest me burg”

TIRANË- GJKKO, lë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për Plarent Dervishajn dhe Julian Meçajn. Ditën e stome janë dhënë masate sigurisë vetëm për dosjen e atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Jaho i njohur si Rrumi i Shijakut. Dy të akuzuarit janë ekstraduar ditën e djeshme nga Dubai, bëri të ditur Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? 

Më 1 nëntor  2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat.

plarent dervishaj julian meçaj

Sondazh

Poll