Aktualitet

Gjendet e pajetë 41-vjeçarja në Kamëz, dyshimet e para në lidhje me shkaqet e vdekjes

Policia bën me dije se 41-vjeçarja nuk kishte shenja dhune ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

15 Gusht 2024, 09:24 Nga N.F
Gjendet e pajetë 41-vjeçarja në Kamëz, dyshimet e para
Foto

KAMËZ- Një 41-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në Laknas të Kamzës. Policia bën me dije se 41-vjeçarja nuk kishte shenja dhune ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/Informacion paraprak. Më datë 15.08.2024, në Kamëz, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasja E. L., 41 vjeçe, banuese në Laknas.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

kamez viktime vdekje

Sondazh

Poll