Sport

“Paris 2024”/ "Mendova se nuk mund t’ia dilja", britanikja Rose Harvey përfundoi garën e maratonës me këmbë të thyer...

Rose Harvey përjetoi një provë veçanërisht të vështirë gjatë maratonës së Lojërave Olimpike 2024 të dielën në Paris. 31-vjeçarja britanike e përfundoi garën e saj me një kockë të thyer, përpara se të shfaqej me paterica gjatë ceremonisë së mbylljes në Stade de France.

14 Gusht 2024, 14:00 Nga DOSJA

“Paris 2024”/ "Mendova se nuk mund t’ia dilja",

FRANCE - Një torturë e vërtetë. Rose Harvey do ta kujtojë gjatë pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vrapuesja britanike përjetoi një provë veçanërisht të dhimbshme të dielën gjatë maratonës, siç zbuloi në rrjete.

“Ishte larg Lojërave Olimpike që unë ëndërroja, por ishte përvoja e një jete”,- tha atletja 31-vjeçar, duke shpjeguar se garën e përfundoi me një këmbë të thyer.

"Disa javë më parë, gjithçka dukej se po shkonte mirë dhe më pas fillova të ndjeja një shtrëngim të lehtë në ijë. Me ekipin tim të jashtëzakonshëm, ne punuam shumë për t'u paraqitur në vijën e startit në formë të mirë dhe të shëndetshme.

Ishim të bindur se me pak adrenalinë në ditën e garës, mund të arrija performancën që jam në gjendje, por pas disa kilometrash, kuptova shpejt se nuk do të ndodhte”, rrëfen Rose Harvey, e cila duhej të shkonte nga Hôtel de Ville në Château de Versaja me një femur të thyer.

“Në çdo garë tjetër, do të kisha ndaluar”

"Njëzet e katër kilometrat e fundit ishin një betejë e dhimbshme. Zbritjet ishin djallëzore. Por megjithëse shumica e qëllimeve të mia të garës ishin zhdukur, kishte ende një pjesë të vogël të ëndrrës sime olimpike që mund ta mbaja: të përfundoja këtë maratonë.

Unë munda, vazhdova t'i thosha vetes të buzëqesh, të thith energjinë e turmave të pabesueshme dhe të vendos njërën këmbë para tjetrës”.

Pas garës, atletja britanike Rose Harvey, pas e përfundoi garën me shpirt ndër dhëmbë, përfundoi me paterica…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rose Harvey (@roseharvey.run)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll