Sport

Ky është lajmi zyrtar: holandezi De Ligt i bashkohet Manchester United deri në 2029!

Te “Djajtë e Kuq” ai do të gjejë përsëri Ten Hag dhe Onanën

14 Gusht 2024, 11:00 Nga DOSJA

Ky është lajmi zyrtar: holandezi De Ligt i bashkohet Manchester United

ANGLI - Pasi u përshëndet siç duhet Bayern Munichun dhe tifozët që u përpoqën në çdo mënyrë ta bënin atë të qëndronte me fanelën e Die Roten (edhe përmes një peticioni të nënshkruar), ai tashmë është larguar zyrtarisht. Matthijs de Ligt është lojtar më i ri i Manchester United.

Marrëveshja është përfunduar me klubin gjerman për 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, pra një transferim total prej 50 milionë eurosh.

Sipas asaj që u zbulua nga eksperti i njohur i transferimeve Fabrizio Romano, para njoftimit zyrtar, ka një sfond të rëndësishëm që e bën të qartë se sa shumë dëshironte De Ligt të bashkohej me “Djajtë e Kuq”. Dy muaj holandezi nuk e mori në konsideratë asnjë ofertë tjetër përveç Man.United.

Një gjë është e sigurt: tani qendërmbrojtësi 25-vjeçar do të jetë në gjendje të ribashkohet me Erik ten Hag, ish-trajnerin e tij te Ajax. Jo vetëm kaq, ai do të shohë sërish edhe André Onanën, gjithmonë ish-bashkëlojtar në klubin e ‘harkëtarëve’.

Ja dhe njoftimi zyrtar për shtyp: "Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Matthijs de Ligt i është bashkuar klubit, me kusht që të regjistrohet. Holandezi ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2029, me opsionin për të vazhduar edhe për një vit tjetër."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll