Sport

Ja sa i ka paguar Partizani FSHF-së për Derbin në “Air Albania”

11 Dhjetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Ja sa i ka paguar Partizani FSHF-së për Derbin në “Air

TIRANË- Derbi i 155-të i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Air Albania”. Vonesa për stadiumin se ku do të luhej ndeshja kishte të bënte me qiranë që duhet të paguante Partizani për këte takim.

Flitej se ndeshja mund të zhvillohej në stadiumin “Selman Stermasi” por FSHF, që menaxhon stadiumin dhe Partizani si klub pritës kanë gjetur akordin.

Marrëveshja është mbyllur me një shumë prej 10 milionë lekë, që klubi i kuq dihet të paguajë. Një shume e tillë është e pranueshme, pasi bëhet fjalë për një stadium modern me 21.700 vende për tifozët.

Axhenda e derbit nuk është e plotë, pasi vetëm sot pritet që Partizani të publikojë çmimet e biletave.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium derbi fshf partizani air albania stadium derbi fshf partizani

Sondazh

Poll