Aktualitet

FOTO/ Dhunimi për vdekje i Egli Progës, homazhe edhe te sheshi Skënderbej, ndizen qirinj dhe vendosen foto të viktimës

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Dosja.al duket se qytatarët kanë vendosur foto të 42-vjeçarit te sheshi "Skënderbej" dhe kanë ndezur qirinj. 

14 Gusht 2024, 21:20 Nga N.F
FOTO/ Dhunimi për vdekje i Egli Progës, homazhe edhe te sheshi
Homazhe

TIRANË- Në qytetin e Korçës janë zhvilluar homazhe në nder të 42-vjeçarit, Egli Proga i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Disa qytetarë ishin mbledhur në katedralen e qytetit të Korçës, ku ndezën edhe qirinj. Ndërkohë homazhe janë bërë edhe në kryeqytet.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Dosja.al duket se qytatarët kanë vendosur foto të 42-vjeçarit te sheshi "Skënderbej" dhe kanë ndezur qirinj. 

Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

tirane homazhe egli proga

Sondazh

Poll