Aktualitet

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Lutfi Dervishi ngre tre pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykatën: A masakrohet një njeri me një grusht???

Dervishi më tej ka listuar plagët e 42-vjeçarit ku sipas tij viktima nuk është goditur vetëm një herë. Sipas tij viktima në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5x3 cm. Ai shtoi se hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Gzatari me tej vijon duke thënë se në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë.

14 Gusht 2024, 20:26 Nga N.F
Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Lutfi Dervishi ngre tre pyetje
Lutfi Dervishi

TIRANË- Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Dervishi në reagimin e tij shkruan se autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën. Nga një grusht i vetëm gazetari Dervishi ka ngritur 3 pyetje. Ai më tej shtoi se duke qenë se viktima është goditur me një grusht akuza është "vrasje nga pakujdesia".

Dervishi më tej ka listuar plagët e 42-vjeçarit ku sipas tij viktima nuk është goditur vetëm një herë. Sipas tij viktima në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5x3 cm. Ai shtoi se hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Gzatari me tej vijon duke thënë se në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë.

Në postim ai ngriti tre pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykaten,  pyetje nr 1: "një goditje ka shkaktuar gjithë këto lëndime?" A masakrohet një njeri me një grusht??? Pyetje nr 2:"vetëm një person e ka goditur viktimën?" "Ai porositi dy birra nje per vete dhe nje per nje te dyte qe nuk e njihte fare?!"Pyetje nr 3: cilat janë arsyet që nuk zbardhet një ngjarje në mes të qytetit, në mes të ditës, e filmuar nga kamerat dhe me plot dëshmitare...?

Reagimi i plotë:

"Një goditje" dhe tre pyetje? Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën)! Kjo qenka arsyeja që akuza tha se është "vrasje nga pakujdesia" Por..., viktima ka: "Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5x3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë.

Vesh i majtë me mbetje njolla si ato të gjakut të mpiksur. Goja e mbyllur, gjuha nëzgaavrën e saj dhëmbët të pranishëm poshtë dhe lart me mbetje si ajo e gjakut të mpiksur në sipërfaqen e tyre. Gjithashtu vihet re lacerim i buzës së poshtëme në aën e majtënga brenda me diametër 1 cm. Dërmishje në buzën e sipërme, në pjesën e mjekrës dhe faqes së djathtë.

Llapa e veshit tëmajtë me hetomë me praninë dhe të dërmishjeve. Tek supi i majtë vihet re një dërmishje me përmasa 2.5x1cm. Në pjesën e parakrahur të majtë afër dorës vihet re një dërmishje me përmasa 2x2cm. Tek gjuri i majtë viher re ekimozë me përmasa 4x1cm. Në testet e kufomës vihet re lëndim"


Tre pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykaten Pyetje nr 1: "një goditje ka shkaktuar gjithë këto lëndime?" A masakrohet një njeri me një grusht??? Pyetje nr 2:"vetëm një person e ka goditur viktimën?" "Ai porositi dy birra nje per vete dhe nje per nje te dyte qe nuk e njihte fare?!"
Pyetje nr 3: cilat janë arsyet që nuk zbardhet një ngjarje në mes të qytetit, në mes të ditës, e filmuar nga kamerat dhe me plot dëshmitare...?

vrasja ne pograde lutfi dervishi

Sondazh

Poll