Sport

A ka kohë shtesë në Superkupën e Europës?

Më parë, gjithsej 12 finale, kanë shkuar në kohën shtesë…

13 Gusht 2024, 15:21 Nga DOSJA
A ka kohë shtesë në Superkupën e Europës?

ZVICER - Real Madrid tashmë ndodhet në Varshavë për të luajtur nesër, të mërkurën,  Superkupën e Europës kundër Atalantës (21:00). Një ndeshje që nëse 90 minutat përfundojnë në barazim, nuk do të luhet koha shtesë, por do të shkojë direkt te penalltitë.

Kështu thuhet në rregulloren e Superkupës së Europës. Neni 12 i rregullores së këtij trofeu thotë se nëse ndeshja përfundon në barazim në kohën e rregullt, nuk do të ketë kohë shtesë, por do të shkojë direkt te penalltitë.

UEFA e mori këtë vendim, që nga edicioni i fundit, në të cilin luajtën Manchester City dhe Sevilla dhe të cilin skuadra angleze përfundoi, duke e fituar në penallti.

Deri atëherë, gjithsej 12 finale të Superkupës, kanë përfunduar në kohën shtesë. E fundit ishte në vitin 2021 në të cilën Chelsea u përball me Villarrealin. Ndeshja përfundoi 1-1 dhe skuadra angleze përfundoi fituese me penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll