Bota

VIDEO/ Tom Cruise dhuron spektakël, "zbret nga qielli" gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike

Si pjesë e dorëzimit të Hollivudit në Los Anxhelos, i cili do të presë Lojërat në vitin 2028, Cruise mori flamurin olimpik dhe u largua nga stadiumi përmes një turme sportistësh.

12 Gusht 2024, 14:04 Nga E. D
VIDEO/ Tom Cruise dhuron spektakël, "zbret nga qielli" gjatë
Tom Cruise

PARIS- Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të së dielës, Tom Cruise dhuroi një spektakël të vërtetë, duke "zbritur nga qielli". Ylli i “Mission Impossible” bëri një kërcim të guximshëm nga maja e Stade de France.

Si pjesë e dorëzimit të Hollivudit në Los Anxhelos, i cili do të presë Lojërat në vitin 2028, Cruise mori flamurin olimpik dhe u largua nga stadiumi përmes një turme sportistësh. Gjithashtu në shpinë mbante flamurin zyrtar olimpik, të cilin… e vodhi, për ta dorëzuar në Los Anxhelos.

Në njëfarë magjie filmi, Cruise u pa më pas në një segment të dukshëm të regjistruar paraprakisht duke udhëtuar nëpër Paris derisa arriti në një aeroplan që sfidoi hapësirën dhe kohën për të arritur në Los Anxhelos. Ndërsa kamera zvogëlohej, Cruise u pa në shenjën e Hollivudit, ku unazat olimpike zëvendësuan “o”-të e dyfishta në fjalën Hollywood.

 

tom cruise

Sondazh

Poll