Bota

Kolegia e tyre u përdhunua dhe u vra në vendin e punës/ Mjekët e spitaleve publike në Indi pezullojnë shërbimin në shenjë greve, kërkojnë drejtësi dhe siguri

Trupi i gruas 31-vjeçare u gjet të premten me lëndime të shumta brenda spitalit publik ku ajo punonte në Kalkuta në shtetin Indian të Bengalit Perëndimor. Autopsia e bërë konfirmoi përdhunimin dhe vrasjen.

12 Gusht 2024, 11:28 Nga r.ll
Kolegia e tyre u përdhunua dhe u vra në vendin e punës/
spital ne indi

INDI- Mjekët që punojnë në spitalet publike në Indi kanë pezulluar sot kujdesin jourgjent për një kohë të pacaktuar për të protestuar ndaj përdhunimit dhe vrasjes së një kolegeje femër.

Trupi i gruas 31-vjeçare u gjet të premten me lëndime të shumta brenda spitalit publik ku ajo punonte në Kalkuta në shtetin Indian të Bengalit Perëndimor. Autopsia e bërë konfirmoi përdhunimin dhe vrasjen. Sipas mediave të huaja, policia arrestoi një burrë që punonte në të njëjtin spital me viktimën, duke ndihmuar njerëzit në radhët e pritjes.

Mobilizimi i grevës nga mjekët në spitalet publike, të cilët kërkojnë drejtësi dhe më shumë siguri në vendin e tyre të punës, filloi në Kalkuta dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Dhuna seksuale ndaj grave është shumë e zakonshme në Indi, me një mesatare prej afro 90 përdhunimesh në ditë të raportuara në vitin 2022 në këtë vend me 1.4 miliardë banorë. Një studim i Shoqatës Mjekësore Indiane tregoi gjithashtu se 75% e mjekëve në Indi janë përballur me dhunë.

spitale ne indi

Sondazh

Poll