Bota

FOTO/ Pamje apokaliptike nga Atika në Greqi, gjatësia e frontit të zjarrit arrin deri në 30 km

Në betejë me flakët janë 560 zjarrfikës, 16 ekipe pyjore, 177 mjete dhe 32 mjete ajrore.

12 Gusht 2024, 09:19 Nga r.ll
FOTO/ Pamje apokaliptike nga Atika në Greqi, gjatësia e frontit
foto nga greqi

GREQI- Prej disa javësh vijon aktiv zjarri në Atikë të Athinës. 24 orët e fundit situata është përkeqësuar, ku vatrat e zjarri kanë dalë jashtë kontrollit dhe e kanë zgjeruar sipërfaqen e flakëve, ndërsa pamje apokaliptike janë publikuar nga zona e Atikës dhe përreth. Në betejë me flakët janë 560 zjarrfikës, 16 ekipe pyjore, 177 mjete dhe 32 mjete ajrore.

Shqetësimin e shton edhe fakti se, siç thanë meteorologët dhe përfaqësuesi i zjarrfikësve, në orët në vijim pritet forcim i mëtejshëm i erërave të cilat tashmë kanë ndihmuar zjarri për të përshkuar një distancë të madhe duke djegur gjithmonë në rrugën e tij, me gjatësinë e frontit që arrin 30 km. Siç thuhet nga meteo.gr, distanca në të cilën është transportuar tymi në jugperëndim llogaritet të jetë më shumë se 300 km.

 

zjarr ne greqi atika

Sondazh

Poll