Aktualitet

VIDEO/ Pak para se të dhunohej për vdekje nga 29-vjeçari, publikohen pamjet nga momentet e fundit të jetës së Egli Progës në Pogradec

Meçe është tashmë i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. 

12 Gusht 2024, 12:01 Nga r.ll
VIDEO/ Pak para se të dhunohej për vdekje nga 29-vjeçari,
viktima

POGRADEC- Është publikuar videoja që tregon momentet e fundit të Egli Proga, para se të dhunohej për vdekje nga Denis Meçe dhe të lihej pa ndjenja në rrugë. 

42-vjeçari shihet teksa ecën në rrugë, ndërsa është konfliktuar pak çaste më pas me autorin. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë.


Meçe është tashmë i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. Në pranga bashkë me autorin janë vënë edhe tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

egli proga pogradec denis mece

Sondazh

Poll