Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë dhe doli nga rruga, humb jetën shoferi në Rubik

 Sipas informacioneve zyrtare policore, viktima ishte punonjës për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve.

12 Gusht 2024, 10:44 Nga r.ll
Humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë dhe doli nga
foto ilustruese

MIRDITË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rubik, ku ka humbur jetë një 55-vjeçar.  Sipas informacioneve zyrtare policore, viktima ishte punonjës për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve.

Gjatë rrugës për te kantieri i firmës, ai ka humbur drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë dhe ka humbur jetën. Si pasojë e daljes nga rruga 55-vjeçari ka vdekur. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne rubik

Sondazh

Poll