Aktualitet

EMRAT/ Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, arrestohen dy autorët në Tiranë

Mësohet se pas konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, Ardit Cara dhe Arjan Dukaj kanë kanë marrë me forcë në automjet 22-vjeçarin me iniciale E.G duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

12 Gusht 2024, 11:11 Nga E. D
EMRAT/ Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me
pamje nga arrestimi

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi morën peng një 22-vjeçar. Mësohet se pas konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, Ardit Cara dhe Arjan Dukaj kanë kanë marrë me forcë në automjet 22-vjeçarin me iniciale E.G duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Gjithashtu Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë: 

Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.  Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

ardit cara arjan dukaj

Sondazh

Poll