Aktualitet

U fsheh nga autoritetet? Vdekja e 42-vjeçarit u raportua si aksidentale por rezultoi vrasje, Rrumbullaku urdhëron inspektim të DVP së Korçës

Autori, Denis Meçe është arrestuar, ndërsa dyshohet se ngjarja është tentuar të fshihet ngjarja, ndonëse policia e ka mohuar edhe ditën e djeshme këtë pretendim.

12 Gusht 2024, 10:55 Nga r.ll
U fsheh nga autoritetet? Vdekja e 42-vjeçarit u raportua si aksidentale
egli proga, denis mece

POGRADEC- Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me vdekjen e 42-vjeçari, Egli Proga në Proga, e cila u raportua fillimisht si aksidentale, por rezultoi se ishte dhunim për vdekje. 

Autori, Denis Meçe është arrestuar, ndërsa dyshohet se ngjarja është tentuar të fshihet ngjarja, ndonëse policia e ka mohuar edhe ditën e djeshme këtë pretendim.

Ndërkohë sot, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku ka urdhëruar inspektim në  Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë, lidhur me vdekjen e 42-vjeçarit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.

egli proga pogradec denis mece

Sondazh

Poll