Aktualitet

Prej 6 ditësh në flakë/ Bie intensiteti i zjarrit në Malin e Thatë në Pustec, rreth 70 forca në terren për shuarjen e plotë të vatrave

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin.

12 Gusht 2024, 08:58 Nga r.ll
Prej 6 ditësh në flakë/ Bie intensiteti i zjarrit në Malin e
zjarri

KORÇË- Prej 6 ditësh Mali i Thatë në Pustec ndodhet nën pushtetin e flakëve. Raportohet se mëngjesin e sotëm intensiteti i flakëve ka rënë ndërsa pas pak orësh, do të shihet më qartë nëse do ketë agravim të situatës apo jo (nga era) e nëse po do ketë ndërhyrje nga ajri.

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara duke mos i rrezikuar ato. Në terren ditën e sotme kanë zbritur rreth 70 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin. Sipërfaqja e djegur deri tani me përafërsi është 200 hektarë, pjesa më e madhe me kullota dhe një pjesë e vogël e sipërfaqes është prekur kurora e gjelbër.

 

zjarri ne pustec

Sondazh

Poll