Aktualitet

"Shqiponjat" vendosin postoblloqe në Krujë, kontrolle të rrepta për ndalimin e personave që qarkullojnë me armë

Mësohet se ky operacion ka po zhvillohet me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndalimin e personave që qarkullojnë me armë apo mjete të tjera të kundraligjshme.

11 Gusht 2024, 21:48 Nga N.F
"Shqiponjat" vendosin postoblloqe në Krujë, kontrolle
Kontrollet

KRUJË- Forcat e Komisariatit të Krujës, të mbështetura nga skuadrat speciale “Shqiponja”, kanë ngritur postblloqe në akset kombëtare të Krujës ku po zhvillojnë kontrolle. Mësohet se ky operacion ka po zhvillohet me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndalimin e personave që qarkullojnë me armë apo mjete të tjera të kundraligjshme.

Pjesëtarët e forcave të rendit po kryejnë kontrolle të rrepta në automjete dhe kontrollojnë dokumentacionin e shofereve, për të siguruar se nuk ka armë apo mjete të tjera të ndaluara. Sakaq, autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa subjekt i kontrolleve janë bërë disa automejte.

 

kruje kontrolle

Sondazh

Poll