Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Tushemisht, një person i plagosur

Drejtuesi i makinës u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

12 Gusht 2024, 08:22 Nga r.ll
Aksident në aksin Pogradec-Tushemisht, një person i plagosur
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec- Tushemisht. Shtetasi me inicialet A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i makinës u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

aksident pogradec

Sondazh

Poll