Aktualitet

Vdekja e 42-vjeçarit pas dhunimit në Pogradec, policia: Nuk është tentuar të fshihet ngjarja! Autori dhe 3 persona janë arrestuar

Në lidhje me ngjarjen ka ardhur një tjetër reagim nga policia ku shprehet se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Sipas njoftimit ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec ku kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

11 Gusht 2024, 22:07 Nga N.F
Vdekja e 42-vjeçarit pas dhunimit në Pogradec, policia: Nuk
Pogradec

POGRADEC- Një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ajo që u raportua se ishte aksidentale, ka rezultuar se ishte vrasje. 42-vjeçari, Egli Porga ka humbur jetën si pasojë e dhunës. Policia bën me dije autori, Denis Meçe ka rënë në pranga bashkë me tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin.

Në lidhje me ngjarjen ka ardhur një tjetër reagim nga policia ku shprehet se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Sipas njoftimit ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec ku kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Më tej bëhet me dihe se është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Pas konfliktit fizik jashtë një lokali, viktima është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Autori i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje".  Tre të arrestuarit e tjerë sipas informacioneve akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se: Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi  i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar. Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare.

Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët. Faleminderit.

pogradec vrasje policia

Sondazh

Poll