Bota

Evakuohet Kulla Eiffel, një person u ngjit në monument dhe tentoi të shkojë deri në majë të saj (VIDEO)

Nuk është e qartë se ku filloi të ngjitej njeriu, i cili ishte pa këmishë, por ai u pa direkt mbi unazat olimpike që zbukurojnë seksionin e dytë të monumentit, pak mbi nivelin e parë.

11 Gusht 2024, 17:11 Nga N.F
Evakuohet Kulla Eiffel, një person u ngjit në monument dhe tentoi
Kulla Eiffel

FRANCË- Autoritetet franceze evakuuan Kullën Eiffel pasi një burrë u pa duke u ngjitur në monument disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të dielën. Nuk është e qartë se ku filloi të ngjitej njeriu, i cili ishte pa këmishë, por ai u pa direkt mbi unazat olimpike që zbukurojnë seksionin e dytë të monumentit, pak mbi nivelin e parë.

Kulla Eifel nuk pritet të përdoret për ceremoninë e mbylljes, e cila do të zhvillohet në Stade de France dhe do të fillojë rreth orës 21:00 të dielën.

Siç raporton Associated Press, më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Parisin dhe përtej kryeqytetit francez për të monitoruar ngjarjet përfundimtare olimpike dhe ceremoninë e mbylljes të së dielës.

france kulla eiffel

Sondazh

Poll